E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim në mes LDK-së së qendrës dhe asaj të Zvicrës

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri dhe deputet e LDK-së, Salih Morina, Lirie Kajtazi, Kimete Bytyqi dhe Armend Zemaj u takuan me një delegacion nga Dega e LDK-së në Zvicër, i udhehequr nga Kryetari, Haki Latifi.

“Sekretari Beqiri i njoftoi ata lidhur me aktualitetin politik në Kosovë, si dhe angazhimet e LDK-së rreth aktiviteteve dhe politikave që i bën në Kosovë. Po ashtu, Beqiri foli për organizimet që po bëhen për zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013”, thuhet në një njoftim për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, njoftoi për takimet dhe manifestimet e ndryshme që po bëhen me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Zvicër, si dhe për riorganizimin e Degës atje, në veçanti krijimin e Forumit të Gruas dhe angazhimin permanent të Degës së LDK-së në Zvicër.

Delegacioni nga Zvicra, gjithashtu, kritikoi punën e Ministrisë së Diasporës, duke kërkuar angazhim më konkret, e jo vetëm fushata mediale. Delegacioni nga Zvicra u interesua edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe votimin nga diaspora. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›