Iakuinta: “Interi është më i fortë”

Juventusi është duke zhvilluar përgatitjet në Maltë për të "karikuar bateritë", me synimin për t'i bërë një nisje me fitore rifillimit të kampionatit italian, ku të shtunën do të përballet me Katanian.
IAKUINTA - "Jemi shumë të kënaqur me pritjen që kemi marë në Maltë", - nënvizon sulmuesi i Juves. "Është gjithmonë bukur të gjesh një atmosferë feste dhe shumë tifozë që janë gati të të mbështesin. Por nuk jemi këtu për pushime. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë për pjesën e dytë të kampionatit dhe ndeshja kundër Katanias është e rëndësishme. Do të tentojmë ta rinisim mirë. Cfarë pres unë për 2008-n? Nga këndvështrimi personal pres një vit si 2007-a, të pasur me kënaqësi. Mund të luftojmë për më lart, nuk kemi saktësuar asgjë deri në fund. Interi është më i fortë, por ne do të luftojmë për gjithcka".
RANIERI - Në planin e merkatos trajneri i Juventusit flet edhe për Sisokon. "Është një lojtar që më pëlqen shumë, e njoh mirë, kam pasur kënaqësinë ta stërvitja te Valencia". Sisoko luan si mesfushor me Liverpulin dhe për futbollistin nga Mali, por edhe me pasaportë franceze, interesohet edhe Roberto Mancini, trajneri i Interit. Sisoko, i cili më parë ka luajtur edhe si qendërsulmues, ka një fizik të admirueshëm, rezistencë të lartë dhe i aftë të filtrojë midis lojtarëve kundërshtarë.
KIELINI - "Të gjithë kemi një dëshirë për ta rifilluar në mënyrën më të mirë. Vendi i dytë është një objektiv real, - pohon mbrojtësi bardhezi, - por na duhet ta provojmë për të luftuar edhe për vendin e parë. Skuadrat që janë përpara nesh kanë grupe të konsoliduara, lojtarë që luajnë prej vitesh së bashku. Ne, nga ana tjetër, kemi dëshirën për të treguar dicka. Do të isha i kënaqur nëse do t'ia arrinim ta mbanim këtë hap deri në fund të sezonit, por për të mposhtur Interin na duhet dicka më shumë. Cfarë vote i jap Juves? 7 ose 8, por duhet të kërkojmë të jemi te 10-ta".