E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani vishet kuqezi nga Ari Han. Sot lista zyrtare

Janë katër lojtarë të Partizanit të cilët janë thirrur nga trajneri i ri i Kombëtares, holandezi Ari Han për grumbullimin e Antalias. Blendi Shkëmbi, Tefik Osmani, Paulin Dhembi e Elis Bakaj janë katër muskutierët e kuq. Të kuqtë do të përbëjnë edhe koloninë më të madhë për në zborin e parë të Hanit.
MUZAKA- Jashtë vemendjes së teknikut holandez (lista në fakt është përgatitur nga zëvendëspresidenti i FSHF-së, Bujar Kasmi), ka mbetur Gjergji Muzaka. Elis Bakaj është grumbulluar nga Oto Baric dhe ka luajtur disa minuta kundër Rumanisë në Bukuresht. Nga kampi i Partizanit, i vetmi lojtar që po kryen stërvitje të diferencuar është mesfushori durrsak Dritan Babamusta.
HAN- Trajneri Han do të zyrtarizojë sot listën e plotë të lojtarëve të thirrur dhe shumica e lojtarëve do të jetë nga kampionati shqiptar, por nuk mungojnë edhe emra nga futbollistët që luajnë jashtë vendit. Han ka saktësuar edhe stafin që do të bashkohet me të në zborin turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›