E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana merr ngjyra ndërkombëtare. Francezi Melabe ne prove

Francezi 24-vjecar Leon Melabe është supriza e Tiranës gjatë këtyre ditëve të para të merkatos dimërore, kosovari Berat Hyseni nënshkroi kontratën, ndërkohë që priten tre përforcime nga Maqedonia
MELABE- Mesfushori i krahut të majtë aktivizohet me elipin e dytë të skuadrës së njohur franceze, Paris Sën Zhermen, ku më parë me ekipin kryeqyetas francez kanë luajtur edhe lojtarët e kombëtares shqiptare Edvin Murati dhe Lorik Cana. Mbërritja e tij në Tiranë është realizuar nga donatori Refik Halili në bashkëpunim me menxherin Sokol Murati (vëllai i Edvinit). Fjalën e fundit për Melaben do ta thotë trajneri Astrit Hafizi.
HYSENI- Kosovari Berat Hyseni, 20 vjec është bashkuar me grupin bardheblu për të qenë kontigjent i Tiranës. Kontrata 18-mujore e kosovarit ka një klauzolë: nësë në fund të sezonit 2007-2008 ai do të kërkohet nga një skuadër e huaj, Tirana është e detyruar t'i japë lejë kalimin. "Jam këtu për të dhënë maksimimunin. Tirana është një klub i madh dhe mua mnë vjen mirë që do të luaj për ngjyrat e saj", - tha Hyseni,i cili më parë ka luajtur me Flamurtarin e Prishtinës.
STEFANO NERI- Pas mjekut të njohur sportiv Mel Ostreni në stafin bardhblu ëhstë bashkuar edhe përgatitësi atletik Stefano Neri, i cili më parëe ka qenë pjesë e stafit të Dinamos. Neri ka punuar me kapitenin e Tiranës, Devi Muka. Më parë përgatitës i Tiranës, ka qenë Rauf Dimraj, i cili u largua nga detyra pas konflikteve me trajnerin Hafizi.
HAFIZI – Trajneri Astrit Hafizi pohoi se nuk dëshiron të ketë largime nga kampi bardheblu. "Unë nuk jam dakord që të ikë Dede. Lojtarët të rinj? Donatorët janë duke punuar për të sjellë emra, por nga kampionatet e huaja.Ecuria e mirë, pavarsisht humbjes me Vllazninë na jep shpresë për pjesën tjetër të sezonit".
MUCA- Sekretari i Klubit, Shkëlqim Muca, pohoi se Tirana vazhodn të synojë mbrojtjen e titullit kampion, pavarsisisht se ndodhet 9 piëk larg Dinamos kryesuese. "Ne nuk jemi larguar nga objektivat, pasi kampionati është ende i gjatë. Abazaj? Lojtari e ka prishur vetë kontratën. Nësë kthen detyrimet do ta lemë të lirë"
DEDE- Edhe pse mbrotësi e ka zyrtarizuar largimin e tij nga Tirana, Nevil Dede vazhdon të stërvitet në mënyrë individuale. Mbrojtësi i Kombëtares niset më 10 janar drejt Kinës.
HALILI- Donatori duket i pangopur me dëshirën e tij për ta kompeletuar Tiranën, Halili është nisur sërosh në Maqedoni për të vazhduar "gjuetinë" bardheblu.
MIQËSORE- Tirana do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me të rinjtë e klubit në fushën e stadiumit "Selman Stërmasi" (14:30).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›