E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani, projektohen tre largime: Bejzade, Nallbani, Plepolli

Skuadra verdheblu nisi të hënën stërvitjen e parë për vitin 2008 më synimin për të pbërë një pjesë të dytë sezonale në nivel të larta dhe të zërë një vend në zonën e europiane, ku synumi minimal është Kupa Interototo.
MUNGESAT-- Trajneri Alimehmeti nukka pasur në dispozicion lojtarët që jetojnë jashtë Shqipërisë: maqedonasin Karcev si dhe kosovarët Nuhiu, Pepolli, Babaj dhe Nallbani, të cilët do të vinë sot.
ALIMEHMETI-- Trajneri tiranas i Elbasanit, Krenar Alimehmeti nuk e fsheh dëshrirën e tij: "Dëshiroj te kem një skuadër të fuqishme". Listës së gjatë të hipotezave për t'u veshur me fanellën e dyherë kampionëve të Shqipërisë i janë shtuar kroati Granic dhe kavajasi Lila. Në listën e"dëshirave" janë edhe Daniel Xhafaj, Elenadro Pema, Erald Turdiu dhe Arben Nuhiu.
SINJALE-- Sulmuesi elbasanas Klevis Dalipi, i cili aktivizohet me Shkumbinin, mund të jetë një nga përforcimet e janarit për Elbasanin. Kjo mund të bëhet realitet pasi sulmuesi kryesor i Elbasanit, Skerdi Bejzade mund të transferohet te Vllaznia, një nga ish- ekipet e "arushës".
LAZE-- Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, deklaroi se nuk do të lejonte largimin e Bejzades: "Nuk ka ku të shkojë,pasi ai ka një kontratë me Elbasanin deri në fund të sezonit". Bejzade nënshkroi në qershor për Partizanin, por në fund të muajit gusht kaloi te Elbasani.
NALLBANI-- Kosovarit Ilir Nallbani i ka përfunduar kontrata me klubin presidentit Laze, pasi ka firmosur për një vit në janarin e vitit 2007. Pritet një bisedë e tij me presindentin e Elbasanit, Laze për të vendosur për të ardhmen e tij. Kosovari është i joshur nga emri i Vllaznisë.
PLEPOLLI-- Sulmuesi kosovar, Arsim Pepolli mund të jetë i larguari i parë nga Elbasani i vendit të tretë. Pakënaqësia e tij lidhet me aktivizimin e pakët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›