Sebino Plaku drejt Norvegjisë, Dinamo humb sulmuesin

Golashënuesi i dytë më i mirë i Dinamos, Sebino Plaku (8 gola) është nisur drejt Norvegjisë për të zhviluar një javë testime me skuadrën Ham-Kam.
PLAKU – Sulmuesi i cili menaxhohet nga Gëzim Mance do të qendrojë deri më datën 13 janar, ku do të qartësohet edhe e ardhmja e tij. Gjatë merkatos verore Plaku u testua nga Barn Bergen dhe Valerenga. Menaxherët e skuadrës norvegjeze e kanë ndjekur në aksion disa herë Plakun, ku përfshihet edhe ndeshja e fundit për vitin 2007, atë kundër Skënderbeut,ku sulmuesi i ri shënoi dy gola dhe fitoi një penallti. Termat financiare të kontratës do të vendosin jo pak për të ardhmen e Plakut. Kontrata e pritshme është 6-mujore me opsion shtyrje për një vit.
CAUSHAJ- Mesfushori i ri Dinamos është ipakënaqur me aktivizimine pakët te Dinamo dhe kërkon të huazohet te Teuta, ku futbollisti përmetar shpreson të gjejë më shumë hapësirë. Te skuadra e Kristaq Miles është huazuar së fundi edhe sulmuesi Vangjel Mile.
EKVALLA- 24-vjecari kameruans Eoyoum Ekvalla pritet të mbërrijë në fundjavë në Shqipëri, më 13 janar. Mesfushori imenaxhuar nga Gëzim Mance është federuar qysh në merakton e verës.
KROATËT- Katërshja kroate: Pejic, Granic, Bodrusic dhe Vincetic pritet të vinë në Shqipëri, më datë 10 janar. Edhe nigeriani Abraham do të bashkohet me grupin po në këtë datë.
STËRVITJA- Sot janë parashikuar dy seanca stërivitore, e para (vrapime) me përgatitësin atletik Vaso Selenica, e dytë me trajnerin Agim Canaj.