Ibra & Terim, mungesat e sigurta të botërorit
Hiq 19 kombëtare që tashmë kanë prerë biletat për në “Afrikë e Jugut 2010”, janë edhe 5 të tjera në pritje për të siguruar udhëtimin drejt këtij vendi. Kështu Zvicra dhe Kameruni janë thuajse të kualifikuara, aq sa do të mjaftonte një barazim që ato të kualifikoheshin. Ndërsa Franca, Irlanda, Bosnja dhe Rusia janë të sigurta që do të luajnë ndeshjet play-off. Ndërkaq mbetet një formalitet për Rusinë dhe Portugalinë, edhe këto dy skuadra që do të mund të shkojnë në sfidat play-off. Ende të pasigurta për kualifikimin dhe play-off janë Argjentina në zonën e Amerikës së Jugut, e cila do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Uruguajt, edhe ky një luftë për kualifikim (ka një pikë më pak se Argjentina),
Bahrein dhe Arabia Saudite në zonën aziatike, ekipe këto që do të luajnë nga një ndeshje play-off si dhe Algjeria ose Tunizia në zonën afrikane, të cilave u mungon një fitore për të kapur “Afrikën e Jugut”. Ndërkohë, thuajse të sigurt do të jenë Zlatan Ibrahimoviç me Suedinë e tij dhe “perandori” Fatih Terim me Turqinë. Madje ky i fundit dha dje dorëheqjen pas humbjes 2-0 në Belgjikë.