Katër milionë euro për kualifikimin e Gjermanisë
Premio nga më shumë se 4 milionë euro do të marrin futbollistët e kombëtares së Gjermanisë për kualifikimin e tyre në Kampionatin Botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”. Të shtunën përfaqësuesja e Gjermanisë mundi Rusinë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin minimal 1-0. Premio maksimale në vlerë prej 200 mijë euro do të marrin futbollistët, Filip Lahm, Bastian Shveinsteiger, Mario Gomez, Piotr Troçovski, Heiko Vesterman dhe Tomas Hitselsperger. Nga 180 mijë euro do të marrin futbollistët Lukas Podolski, Simon Rolfes dhe Tim Viese, ndërkohë premio me vlerë prej 160 mijë euro do të ketë për futbollistët Per Mertezaker, Mikael Balak, Miroslav Klose dhe Serdar Tashi. Futbollistët tjerë varësisht nga paraqitjet e tyre do të marrin premio nga 20 mijë deri në 140 mijë euro. Ndërkohë për sa i përket shumës që do të marrë trajneri gjerman, Joakim Lëv ajo nuk është bërë e ditur.