Spanja, pa gjysmën e skuadrës ndaj Bosnjës
Kampioni i Evropës në futboll, Spanja me mungesa të shumta në formacionin bazë do të zhvillojë ndeshjen e fundit kundër Bosnjë- Hercegovinës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit në futboll “Afrika e Jugut 2010”. Futbollistët të cilët nuk do të jenë në formacionin e Spanjës për ndeshjen e së mërkurës janë Guiza, Marçena, Çavi, Pujol dhe Fabregas. Sipas “MARCA” Guiza dhe Marçena nuk do të jenë në formacion për shkak të lëndimeve, Çavit do t’i jepet pushim ndërsa Fabregasi ka arsye personale. Ndërkohë kapiteni i Barcelonës, Pujol nuk do të mund të jetë në formacionin e “iberikëve” për shkak kartonëve të verdhë. Në pikëpyetje është edhe paraqitja e sulmuesit Fernando Torres, i cili mori një goditje të rëndë në këmbën e djathtë, si dhe Andres Iniestës, i cili gjithashtu u ankua për dhimbje në këmbë. Spanja mban vendin e parë në kuadër të grupit të 5-të, ndërkohë Bosnjë- Hercegovina renditet në vendin e dytë.