Formula 1, Hamilton triumfon në Belgjikë
BELGJIKE- Ljuis Hamilton ka triumfuar në çmimin e Madh të Belgjikës, duke lënë pas rivalin e tij kryesor Mark Veber. Në një garë të mbushur me incidente të shumta për shkak të shiut, piloti britanik i MekLaren ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion, që tashmë nuk ka më dyshime se do të diskutohet mes tij dhe pilotit australian të Red Bull.
I treti ndërkohë është renditur Robert Kubica, ndërsa tre rivalët e tjerë për titull, Baton, Fetel dhe Alonso, e kanë mbyllur garën pa asnjë pikë. Hamilton ka marrë kryesimin e garës që në start, aty ku Veber është dukur se e kishte zënë gjumi, duke u nisur shumë keq. Britaniku ka patur pas vetes shokun e skuadrës Xhenson Baton, por ky i fundit është goditur në xhiron e 16-të nga Fetel, duke përfunduar garën. Probleme ka patur edhe Alonso, që i nisur nga vendi i 10-të, është goditur në start nga Barrikelo, duke u detyruar të futet në bokse. Spanjolli vuri goma të mesme, gjë që rezultoi një gabim, pasi uji i shumtë në pistë ia ka bërë thuajse të pamundur garimin.
Alonso rezistoi deri në xhiron e 37-të, kur shiu e detyroi të gabojë në një kthesë, duke e mbyllur garën pa asnjë pikë. Në xhirot e fundit Hamilton ka bërë një gabim që mund t’i kushtonte shumë, por për fat ka mundur ta mbajë makinën. Pas përfundimit të kësaj gare, britaniku kryeson i qetë renditjen e Formula 1 me 200 pikë, i ndjekur nga Mark Veber me 179, Fetel me 161, Baton me 155 dhe Alonso me 141 pikë. Gara e radhës është ajo Monxës pas 2 javësh dhe ajo mbetet një shans i fundit për Ferrarin.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)