E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: “Inter, dua të fitoj gjithçka”

Zlatan Ibrahimovic është protagonisti i madh i sezonit aktual të zikaltërve. Sulmuesi suedez i Interit u rrëfye gjatë një interviste të gjatë për televizionin "SKY" në rubrikën "Inter 100". Ibra i tregon të gjitha nga momenti magjanik e deri te krahasimi me Van Bastenin, nga tifoja për zikaltërit që kur ishte fëmijë e deri te komplimentet për Kakanë.
MOMENTI MAGJIK – Ibra flet së pari për momentin e tij dhe formën e madhe: "Jam duke bërë një kampionat të mirë, por jo vetëm unë. E gjithë skuadra është duke zhvilluar ndeshje të bukura. Jam i kënaqur për këtë situatë,psi kur gjithcka shkon mirë, të gjithë janë të kënaqur. Duhet të vazhdojmë kështu. Kemi shumë besim, por kampionati është ende i gjatë. Jam në top-formë? Ndihem në një nivel të lartë, shumë të lartë, por e di që mund të bëj akoma më shumë. Jam duke punuar për t'u rritur".
LIDER ZIKALTËR – Ibra bën edhe një bilanc të eksperiencës së tij në Itali: "Në vitin tim të parë në Itali bëra një sezon të mirë dhe fitova titullin me Juven. Pastaj në vitin e dytë shkova mirë deri në Krishtlindje, pastaj nuk di si ta shpjegoj se cfarë më ndodhi, nuk luajta në nivelet e mia. Më pas kalova te Interi dhe e nisa menëherë shumë mirë, u rrita akoma më shumë. Unë lider te Interi? Jo, lider nuk e di, por ndjej se kam shumë përgjegjësi në këtë skuadër pasi trajneri ma ka thënë dhe kjo më jep më shumë kënaqësi. Jam i kënaqur me mentalitetin që kam dhe dëshiroj të fitoj gjithmonë".
OBJEKTIVAT – Sulmuesi i Interit flet edhe për objektivat sezonalë: "Gjithmonë është e rëndësishme të fitosh titullin, vecanërisht kur ke një skuadër si kjo e jona. Nuk jemi vetëm 11 lojtarë, kemi 25 lojtarë, 25 kampionë. Meritë edhe e Mancinit? Unë kam një raport të mirë. Flasim me njeri-tjetrin kur kemi nevojë. Pastaj, unë jam një lojtar dhe ai një trajner, kam një raport normal me të".
VAN BASTEN - Shumë veta e kanë krahasuar me Ibrën me Van Bastenin: "Sipas meje nuk mund të bëhet një krahasim me një lojtar tjetër, pasi gjithkush ka cilësitë dhe stilin e tij dhe sipas meje, askush nuk mund të krahasohet me Van Bastenin".
TIFOZ INTERIST – "Qysh fëmijë isha tifoz interist. Ishim 3-4 shokë dhe të gjithë bënim tifo për një skuadër nga cdo vend. Në Itali skuadra ime ishte Interi, për dikë tjetër ishte Milani dhe për një tjetër Juve. Në Angli kisha zgjedhur Arsenalin, ashtu si të tjerët kishin Mancesterin apo Liverpulin. Kisha shumë skuadra dhe Interi ishte njëra prej tyre".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›