Fati i Bogdanit varet nga Diego Tristan

Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit dhe sidomos goli i jashtëzakonshme kundër Romës, e kanë vendosur sulmuesin e Livornos, Diego Tristan në listën e dëshirave të klubit francez të Nantës, të cilit ishin të pranishëm në "Armando Piki". Në fakt, kjo lëvizje paraqet interes për sulmuesin shqiptar Erion Bogdani, por dhe Rosinin, pasi në lart të largimit të Tristan, është e sigurt që Bogdani do të shndërrohej në forcën e parë sulmuese, pasi dhe aktivizimet e tij nga minuta e parë kanë qenë jo të shumta.
Karlsruhe e Edmond Kapllanit (vendi i 6-të në Bundesligë) do të përballet në "Ëildparkstadion" me Hamburgun, që ka katër pikë më shumë. Sulmuesi shqiptar ende në kërkim të golit të parë të tij nuk pritet të jetë në formacionin e parë, pasi trajneri Edmund Beker, ka preferuar Sebastian Frajs nga minuta e parë. Karlsruhe ka bërë një start të jashtëzakonshëm në sezonin aktual, duke parë dhe faktin se është ngjitur nga Bundesliga 2. Karlsruhe ka fituar 8 nga 16 takimet e luajtura, por sulmuesi durrsak ka dhënë vetëm disa asistë.