E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Jo gjithmonë fiton ekipi më i mirë

Zlatan Ibrahimovic ka dekalruar se Milani mund të jetë krenar për lojën e treguar ndaj Tottenhamit, pavarësisht se është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

“Ne kemi luajtur mirë, por nuk arritëm te goli, që ishte e vetmja gjë që mungoi në këtë mbrëmje. Gjatë dy ndeshjeve Tottenhami ka pasur vetëm një goditje dhe ka shënuar. Ekipi më i mirë nuk fiton gjithmonë”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen time dhe çdokush në ekip luajti mirë. Jam përpjekur të shënoj, por topi nuk e kalonte linjën. Është turp që jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve, por ne ende jemi në garë për Skudeton dhe Kupën e Italisë ku duhet të fokusohemi”, ka thënë Ibra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›