Shalke dhe Tottenhami u kualifikuan nder tete ekipet me te mira ne Evrope

Shalke 04 arriti cerekfinalen e Champions League-s. Ekipi i trajnerit te diskutueshem Felix Magath i cili do te detyrohet ndoshta ne fund te vitit te largohet nga klubi mundi ekipin e favorizuar spanjoll Valensia ne ndeshjen e kthimit me rezultat 31. Golat per Shalken i shenuan Mario Gavranovic dhe dy here Jeferson Farfan. Me arritjen ne raundin e tete me te mireve klubi me tradite i cili eshte i zhytur thelle ne borxhe ka te sigurta edhe shtate milione euro te tjera. Ne ndeshjen e pare keto klube ne Valensia u ndane baras 11. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Louis van Gaal dhe Felix Magath ne shenjester te kritikave.
Ne ciftin tjeter te dites se djeshme Tottenham - Milan u kualifikuan per ne raundin tjeter anglezet. Pas fitores 01 ne Itali ne ndeshjen e vajtjes atyre u mjaftoi nje barazim i bardhe 00 ne Londer. Ne ndeshjet ne grup Tottenhami kishte zene vendin e pare para Interit Verder Bremenit dhe Tventes.
Javen e ardhshme ekipi tjeter gjerman ne Champions League Bajerni i Mynihut pret kampionin italian Inter te cilin ne ndeshjen e vajtjes e ka mundur me rezultat 10. Bavarezet megjithate do ta kene veshtire sepse aktualisht gjenden ne krize pasi qe kane humbur tre ndeshjet e fundit. Nderkohe qe tani me eshte bere e qarte se ne fund te vitit nga klubi bavarez do te largohet edhe trajneri Louis van Gaal.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Bahri Cani