Ibra-Kasano: stafetë apo duet?
Milano - Menjëherë pas takimit midis trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola dhe Mino Raiolës, prokuratorit të Zllatan Ibrahimoviç, gjithashtu Lele Oriali u takua me Valter Mazarrin, ish-trajnerin e Sampdorias, jo për të zëvendësuar Mourinjon por për të diskutuar rreth Antonio Kasanos, i cili mesa duket është alternativa e parë në rast se largohet Ibrahimoviç.
Megjithatë Rajola deklaroi se “është më lehtë të largohet Maksuell sesa Ibra”, të cilin e kërkon Milan, Çelsi dhe Barcelona.
Në fakt, interesimi i Interit për Kasanon, nuk është i ri, pasi që në kohën e Mançinit talenti barez kërkohej nga drejtuesit zikaltër. Takimi me Mazarrin i vlen Interit për të kuptuar si arriti trajneri i Sampit ta ringrejë Kasanon në nivelet e dikurshme.
Kasano mund të jetë kundërpërgjigja e parë e Interit në rast të largimit të Ibras, por mund të jetë edhe dhuratë për ekipin dhe Ibrën që do dëshironte përkrah një që flet të njëjtën gjuhë teknike me të.
Kasano mund të largohet nga Sampdoria për 20 milionë euro dhe paratë për ta blerë s’mungojnë; ose do vijnë nga një shitje e mundshme e Ibrahimoviçit, ose nga ato të Himenezit që vetëm zyrtarizimi e ndan nga Parma, Burdisos dhe Vieiras.
Antonio Kasano mund të jetë shoku – ose zëvendësuesi – i Ibrahimoviçit.