Kosova anëtare e Bankës Botërore
Uashington -Kosova është bërë zyrtarisht anëtare e Bankës Botërore. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni kosovar RTK, i cili citon burime nga brenda kësaj banke. Me shumicë votash nga Bordi i Guvernatorëve, Kosova bëhet pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm financiar.
“Votimi ishte i suksesshëm", deklaroi një burim brenda këtij institucioni në Uashingon. Ai tha se tashmë mund të thuhet që Kosova është anëtare e Bankës Botërore.
“Votimi ishte i suksesshëm", deklaroi një burim brenda këtij institucioni në Uashingon. Ai tha se tashmë mund të thuhet që Kosova është anëtare e Bankës Botërore.