Olimpiada nje miniere ari

Delegatët nga e gjithë bota, duke përfshirë këtu edhe presidentin e FIFA-s, Sep Blater dhe princeshën Anne, kanë marrë pjesë në startin e mbledhjes së 124-rt të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Londër.
Një prej mesazheve më të rëndësishëm të dhënë nga presidenti i IOC-së, Zhak Rog gjatë kongresit, lidhej me forcën financiare të organizatës. Vetëm nga të ardhurat për shitjen e së drejtës televizive për Lojërat Olimpike ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 pritet të jenë mbi 4 miliardë dollarë amerikane, ndërkohë që në rritje janë edhe të ardhurat nga sponsorët.
Rog bëri të ditur se financat e IOC-së janë të forta dhe të sigurta, ndërsa prej vitit 2001 ajo janë trefishuar. Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se të ardhurat nga e drejta televizive për periudhën nga viti 2018 deri më 2020 deri më tani janë 2.6 miliardë dollarë, edhe pse negociatat sapo kanë nisur.
Marrëveshja më fitimprurëse e IOC-së u firmos gjatë vitit të kaluar, kur organizata pranoi t’ia shiste të drejtën e transmetimit në Shtetet e Bashkuara NBC-së për 4 miliardë e 380 milionë dollarë deri në vitin 2020.
Ndërkohë, sipas parashikimeve, vetëm nga sponsorizimet në periudhën nga viti 2013 deri më 2016, IOC pritet të përfitojë për të parën herë një miliardë dollarë. Ndërkohë, Rog konfirmoi se programi për sponsorizimet nga viti 2017 deri më 2020 deri më tani ka sjellë 722 milionë dollarë nga 7 sponsorë.