E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra kacafytet me Nenen

Tension në Paris Saint-Germain. Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, në stërvitjen e së mërkurës ka ndodhur një kacafytje mes sulmuesve Zlatan Ibrahimovic dhe Nene.

Gjatë një ndeshjeje mes skuadrës, ish sulmuesi i Milanit, përforcim i ardhur në klub më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës ka pësuar një ndërhyrje të ashpër nga ana e brazilianit.

Këtu erdhi deri te përplasja mes tyre dhe u nevojit ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për ti ndarë ata. PSG, pavarësisht përforcimeve të bëra këtë verë ende nuk ka arritur të shënojë fitore pas tri xhirove në Ligue 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›