E Diel, 1 Nëntor 2026

Tottenham shpenzon 70 milionë funte për 24 orë

Tottenham Hotspur mund të shpenzojë mbi 70 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

E përditshmja britanike Daily Star ka njoftuar se gjiganti londinez ka arritur marrëveshje për transferimin e Moussa Dembeles nga Fulham kurse ka paraqitur oferta edhe për mesfushorët Joao Moutinho nga Porto dhe Yann M’Villa të Rennes, së bashku me sulmuesin e Shakhtar Donetskut, Willian.

Tottenham tashmë një kohë të gjatë kërkon portierin francez të Olympic Lyonit, Hugo Lloris dhe sulmuesin brazilian Leandro Damiao të skuadrës Internacional. Portieri i Birminghamit Jack Butland është po ashtu objektiv i skuadrës së Andre Villas-Boasit.

Tottenham tashmë ka shpenzuar 23 milionë funte gjatë këtij afati kalimtar të verës në transferimet të Emmanuel Adebayor, Gylfi Sigurdsson dhe Jan Vertonghen. Andaj, totali i shpenzimeve mund të kalojë shifrën e 100 milionë funtesh nëse klubi arrin të realizojë të gjitha synimet për përforcime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›