E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra që humbi 31:0

Skuadra në krizë financiare nga liga e dytë rumune, CS Buftea e pagoi çmimin për inkuadrimin e një skuadre prej tinejxherëve duke pësuar disfatë 31-0 nga ekipi i ligës së tretë, ACS Berceni në kuadër të Kupës së Rumanisë.

Mediet lokale raportuan se humbja ishte më e thella në histori të futbollit rumun. CS Buftea festoi promovimin në divizionin e dytë në maj, por klubi pësoi krizë financiare dhe kjo u përcoll me largimin e pothuajse të gjithë futbollistëve titullar.

Ekipin kundër ACS Bercenit e përfaqësuan lojtarët U-19 të cilët pësuan disfatë turpëruese. CS Buftea pas pjesës së parë ishte në disavantazh prej 12 golave por në të dytën pranuan edhe 19 të tjerë.

Presidenti i skuadrës fituese ACS Berceni, Stephen Stana ka shprehur keqardhjen e tij për rrjedhën e takimit. “Turpërohem tua tregoj rezultatin. Por, nuk është faj i yni që ata nuk e respektuan garën”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›