E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakron me thikë nënë e bijë, shkruan porosinë “Lironi Pussy Riot”

Trupat e pajetë të dy femrave, të moshës 76 dhe 38-vjeçe, nënë e bijë janë gjetur në banesën e tyre në Kazan të Rusisë, të masakruara me thikë, ndërkohë që në murin e shtëpisë shkruhej me gjakun e tyre: “Lironi Pussy Riot”.

Nikolai Polosov, një nga avokatët mbrojtës së grupit punk, Pussy Riot, e ka vlerësuar ngjarjen e rëndë “si provokim ndaj klientëve të tij",duke kërkuar dënimin për gjestin makabër.

Tre anëtarët e grupit “Pussy Riot” u shpallën fajtore nën akuzën për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare, pas paraqitjes së tyre në një katedrale ortodokse në Moskë, në muajin shkurt, ku kënduan këngë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke u dënuar më 2 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›