E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplinës përjashton Kalarin dhe tifozët

Gazeta Shqip

Me nisjen e Kampionatit të 74-t Kombëtar të Futbollit, ka nisur punën edhe Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Komisioni vlerësues i problemeve që ndodhin në fushën e blertë për takimet e kampionatit në çdo kategori dhe në çdo kompeticion ka nisur menjëherë me dorë të hekurt ndaj prishësve të rregullave. Në javën e parë të kampionatit në Berat dhe në Shkodër ka pasur thyerje rregulli dhe për këtë janë ndëshkuar rëndë. Futbollisti i Tiranës, Renaldo Kalari, është përjashtuar për 5 javë nga aktivitetet sportive, gjithashtu këtij dënimi i është bashkangjitur edhe gjoba prej 1 milion lekësh të vjetra. Përveç kësaj, ekipi Tomori do të zhvillojë 4 ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë. Të njëjtin dënim beratasit e kanë marrë edhe një vit më parë. Edhe stadiumi Loro Boriçi është i dënuar, por vetëm me një takim pa praninë e tifozëve, prapë për të njëjtën arsye. Me kaq e ka nisur FSHF-ja dënimin, duke mos kursyer asnjë dhe asgjë. Gjithashtu ka pasur edhe një njoftim, ku nëse përsëriten të njëjtat veprime do të ketë gjoba të majme.

Komisioni i Disiplinës përjashton Kalarin dhe tifozët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›