E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Ozil lojtar i kompletuar


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mirëpritur transferin e ri, Mesut Ozil, duke thënë se ai është lojtar i kompletuar, por nga ana tjetër ka garantuar qëndrimin e Rafael Van der Vaart.

"Në këtë treg aq të sofistikuar të transferimeve dhe krizën në ekonominë globale, kjo është mjaft sfiduese dhe unë kam respekt të madh për punën e klubit. Sidoqoftë, unë si trajner kërkoj më shumë".

"Ozil është lojtar shumë i kompletuar. Ai është i shumëanshëm dhe do t'i ndihmoj kreativitetit të ekipit tonë".

"Për mua, Van der Vaart është ende aq i rëndësishëm si më parë edhe para se të transferohej Ozil dhe unë gjithnjë do të dëgjoj dëshirat e lojtarëve të mi", tha Mourinho për "Marca".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›