E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra nuk është në shitje

Presidenti në largim i Barcelonës, Joan Laporta, ka mohuar spekulimet se transferimi i sulmuesit spanjoll, David Villa do të përcillet me shitjen e yllit suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

e“Ibra nuk është në shitje”, tha Laporta i cili do të përfundojë mandatin e tij në fund të qershorit. “Ai është futbollist i vlefshëm dhe klubi llogarit në të. Ardhja e Villas nuk ndikon në të ardhmen e Zlatanit”, u shpreh ai. Ibrahimoviç ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje në sezonin e tij të parë në La Liga, pas transferimit nga Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›