Berbatov mbetet në Man Utd

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka insistuar se klubi nuk planifikon ta shesë sulmuesin Dimitar Berbatov gjatë afatit kalimtar të verës.
29 vjeçari nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij pas transferimit në Old Trafford nga Tottenham në gusht të vitit 2008 për 30.75 milionë funta dhe ka shënuar vetëm 26 gola. Mirëpo, Ferguson nuk dëshiron ta shesë bullgarin.
“Jo, jo, përfundimisht jo. Ai është futbollist i shkëlqyeshëm dhe do të jetë me ne edhe vitin tjetër”, tha Ferguson për BBC Sport.