E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra pa limite Pres Balotelin

Suedezi i Milanit edhe nje here eshte protagonist i fatit te skuadres

Shkaterrues si zakonisht. Zlatan Ibrahimovic ka fituar me golin e tij tri pike te tjera te rendesishme per klasifikimin e Milanit. Ashtu sic kishte bere nje jave me pare para derbit pas kater minutash ka firmosur penalltine qe ka kristalizuar rezultatin suedezi ka krijuar nje tjeter magji. Java e kampionatit e dhjeta sezonale e treta radhazi pas asaj decizive menjehere pas suksesit ne Palermo 3-2 dhe pas derbit. Mes te tjerave ai i se shtunes ne mbremje ishte i katerti gol qe i jepte nje tjeter fitore Milanit. Ibra te shtunen shikonte perpara suksesin e katert radhazi. Do te duhet te bejme llogarite kur te jete momenti i duhur theksoi suedezi i cili me pas ka lene te nenkuptohet se ndihej disi i lodhur nga ndeshjet e njepasnjeshme. Edhe kete here nuk kam luajtur mire per dhjete minutat e fundit dhe duhet te kerkoj ta zgjidh kete problem sepse edhe ne fundin e ndeshjes eshte e mundur te arrihet nje rezultat i mire. Nese do te ishin te disponueshem Pato e Inzagi mundet edhe te me kishin zevendesuar disi edhe pse me pelqen te luaj cdo ndeshje por ky nuk eshte problem eshte shprehur milanisti. Asnje frike per shkelmin gjate festimit te golit Mora disa shkelma ne nje moment humba ndjeshmerine ne dore. Por kaloi shpejt. Per fatin e keq te Alegrit qe te shtunen Ibra eshte ne veshtiresi. Kartoni i verdhe i radhes e skualifikon Kur hyj ne fushe nuk mendoj per asgje per ndeshjen qe vjen me pas sepse dua te jap gjithmone 100. Eumlshte e vertete sepse tani duhet te jem me i kujdesshem pasi nuk kemi shume alternativa ne dispozicion. Baloteli do te donte te luante se bashku me Ibren dhe suedezi eshte dakord. Por sigurisht vendos ai per skuadren Gjate tratatives me Milanin me telefononin shpesh per te shkuar te Siti ka zbuluar Ibrahimovic por kisha ne koke vetem bluzen kuqezi. Sigurisht do te kenaqesha nese do te luaja me Balotelin perkrah. Por duhet te vije ai atje ku them une pra te Milani jo e kunderta. Duhet te flase me mua Jo duhet te flase me Galianin dhe te bie dakord me te. Pra Alegri duhet te menaxhoje Ibren si nga pikepamja fizike ashtu edhe nga ajo disiplinore duke marre ne konsiderate faktin qe sulmuesi suedez ndien lodhje. Por tekniku milanist te pakten deri tani nuk i ka dhene kurre rendesi ketyre detajeve. Duhet pare nese kjo ceshtje do te mund te zgjidhet deri ne fund te janarit ku do te shkojme drejt merkatos. Edhe trajneri milanist ka nenvizuar klasin e larte te suedezit Edhe kete here ka shenuar nje gol te jashtezakonshem me nje gjest te mrekullueshem. Ibra eshte nje lojtar i rendesishem edhe sepse eshte i disponueshem per te gjithe skuadren. E kemi pare se si eshte sakrifikuar edhe ne mbrojtje pasi ai e ben gjithnje kete gje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›