E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J2 Skënderbeu – Teuta 2-0

Skënderbeu me fitoren 2-0 kundër Teutës – golat nga argjentinasi Rafael Soza (24’) dhe kapiteni Bledi Shkëmbi (70’, me penallti) - dëshmoi se është një nga pretendentet e fuqishme të këtij sezoni pas fitores së dytë në po aq javë.

Teuta e luajti nga minuta e 70-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Altin Hoxhës.

Në minutën e 71-të, portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, priti penalltinë e gjuajtur nga Xhavit Kaloti i Teutës.

Edhe ndeshjen e parë Skënderbeu e kishte fituar 2-0 ndaj Besës, por tavolinë.

Pas dy javëve të para, Skënderbeu kryeson me gjashtë pikë të plota, po aq sa Flamurtari, por korçaret kanë një golaverazh më të mirë.

Sezonin e kaluar, në të vetmen ndeshje të zhvilluar në Korçë, Skënderbeu pati fituar 3-0.

Të hënën do të luhet ndeshja e fundit e javës së 2-të e Superligës, Laçi-Shkumbini.

Penalltitë e dhëna

Java 1
Elbasani-Tirana 1- 1 (java 1)
Andi Lila (Tirana, shënoi)

Java 1
Shkumbini-Kastrioti 2-2 (java 1)
Bekim Kuli (Shkumbini, shënoi)

Java 2
Skënderbeu-Teuta 2-0 (java 2)
Bledi Shkëmbi (Skënderbeu, shënoi)
Xhavit Kaloti (Teuta, priti Shehi)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 29 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›