Ronaldo mungon për 10-15 ditë

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 19:06
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të qëndrojë jashtë fushës për 10-15 ditë pas lëndimit që pësoi në kofshën e këmbës së majtë në fitoren 7-0 ndaj Malagës, të enjten.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare (www.realmadrid.com) të premten.
Reprezentuesi portugez i cili shënoi het-trik kundër Malagës u kontrollua nga stafi mjekësor i klubit të premten në mëngjes që konfirmoi dëmtimin.