E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja nis pergatitjet per miqesoren ndaj Malit te Zi me 10 gusht

Përpara një miqësoreje si kjo ndaj Malit të Zi në Shkodër më 10 gusht, mendja shkon vetvetiu tek ajo që na pret pak më tej, tek Franca e madhe dhe e frikshme. Kombëtarja shqiptare e futbollit duket gati për provën e parë, që do të shërbejë edhe si përgatitje për të dytën, atë më të rëndësishmen.

Tre prej lojtarëve të ekipit kuqezi që është grumbulluar në hotelin “Tirana International” në qendër të kryeqytetit, duken të qetë. Sulmuesi Erion Bogdani, portieri Arian Beqaj dhe mbrojtësi Andi Lila, ngacmohen secili për çështje të ndryshme.

Pra, jemi të ndërgjegjshëm se ndaj Malit të Zi mund ta arrijmë fitoren, e dimë se përballë Francës duhet marrë të paktën pika, por gjithsesi e kuptojmë dhe e ndjejmë se kemi nevojë edhe për më shumë për të qenë pretendentë në eleminatoret e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›