E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze i lumtur në Dortmund

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 22:30

Mesfushori ofensiv i Borussia Dortmundit Mario Gotze ka insistuar se është ende herët që ai të largohet në drejtim të ndonjërit prej klubeve më të mëdha evropiane.

19 vjeçari tashmë ka zgjuar interesim nga klube gjigante ndërsa ka filluar të krahasohet me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Por, Gotze ndihet se është në skuadrën e duhur.

“Këtu funksionin gjithçka. Kam një trajner shumë të mirë (Jurgen Klopp), ekip me potencial të shkëlqyeshëm dhe ne kuptohemi mirë mes vete. Familja ime është këtu andaj çka tjetër mund të kërkoj?”, tha Gotze për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›