Nis kampionati i Argjentines

Ka nisur me shumë barazime kampionati argjentinas i futbollit. Velez i Sarsfildit arriti të merrte një pikë të çmuar në fushën e Godoi Kruzit, në javën e parë të fazës hapëse të turneut, të njohur me emrin Apertura.
Skuadra vendase e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të shënojë në pjesën e parë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe Ruben Ramirez u tregua i saktë për të dërguar në rrjetë një top të shërbyer nga e djathta.
Gëzim i ligjshëm për lojtarët dhe tifozët, por vetëm 6 minuta më vonë, ndjenja pozitive u kthye në tronditje. Nikolas Sançez u nxorr me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes dhe Godoi Kruz u detyrua ta luante krejt pjesën e dytë me 10 futbollistë, përballë 11 të miqve nga Sarsfildi.
Velez përfitoi nga kjo dhe në minutën e 66-të barazoi shifrat kur një gjuajtje e fortë dhe e saktë nga Ivan Beja gjeti rrugën për në brendësinë e portës vendase.
Me barazim e nisi kampionatin edhe Boka Juniors, veçse pa gola, pra 0-0 në fushën e Olimpos. Nga ana tjetër, barazim 1-1 doli edhe ndeshja mes Oll Bojsit dhe Belgranos.