E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimi: Gjykata të shqyrtojë ligjin e dosjeve

Nga Albana Qehajaj
Sipas juristit Gent Ibrahimi, një prej bashkëhartuesve të kushtetutes 10 vjet më parë, ligjërisht gjykata kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim ligjin e dosjeve, nëse vjen ankesa nga partitë politike. 

TIRANE- Pas debatit për ligjin e dosjeve juristët argumentojnë ligjërisht se gjykata kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim këtë ligj, nëse vjen ankesa nga partitë politike. Sipas juristit Gent Ibrahimi, një prej bashkëhartuesve të kushtetutes 10 vjet më parë, nuk mund të ketë konflikt interesi në rradhët e antarëve të gjykatës për sa kohë nuk është ngritur komisioni që ta vërtetoje këtë konflikt.
Ibrahimi ka deklaruar se gjykata kushtetuese ka të drejtën ligjore ta shqyrtojë ligjin për hapjen e dosjeve, madje edhe të përmbysë përfundimisht propozimin e maxhorancës.
Sipas tij vendimarrja është fakti më i rëndësishëm i cili i qëndron fort mendimit se mes 9 antarëve të gjykates kushtetuese nuk ka konflikt interesi.
Disa ditë më parë, Kryeminsitri Berisha shprehu rezerva lidhur me shqyrtimin e një ankese të mundshme të socialistëve në gjykatën kushtetuese për ligjin e dosjeve.
Sipas kreut të qeverisë disa prej antarëve të gjykates kanë konflikt interesi e si të tillë nuk duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

(e.n/News24/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›