Ceka: Kualiteti i kartave të identitetit, avangardë i të gjitha kartave evropiane të këtioj lloji

Partia Aleanca Demokratike ka përshëndetur sot filllimin e procesit të shpërndarjes së Kartave të Identitetit , duke e cilësuar këtë proces si nga më të rëndësishmit në integritetin e mëtejshëm të Shqipërisë në institucionet euroatantike. Presidenti i PAD, Neritan Ceka tha se ‘’ Kualiteti i Kartave të Identitetit është në avangardë të të gjitha kartave europiane , i bazuar tërësisht në ligjin e miratuar nga Parlamenti’’
Ai shtoi më tej se '' Tërheq vëmendjen e propagandës së PS-së që do ta poshtërojë këtë proces , sepse është një propagandë antikombëtare në momentin që ky proces është një kusht për integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë ‘’
Në lidhje me këtë proces Ceka theksoi se ‘’ PAD ka vetëm një propozim, në përfundimin sa më të mirë të këtij procesi , që të ulet mosha për marrjen e shenjave të gishtërinjve në moshën e pensionit, kjo është e rëndësishme , mund të evitojë identitetet e dyfishta , si dhe probleme të shumta teknike që dalin për shkak të moshës''.
...