E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia greke dhunon 9 emigrantë shqiptarë

Nëntë emigrantë shqiptarë janë dhunuar nga policia greke në Janinë, brenda kufirit helen. Sipas televizionit NEWS 24, nëntë emigrantët ishin ndaluar nga policia greke, duke i keqtrajtuar me mjete të forta.Njëri prej dëshmitarëve okularë në vendngjarja, bëri të ditur se policia pasi i kishte ndaluar, kishte qëlluar me mjete të forta në drejtim të tyre. Ata i kishin dërguar në qelitë e paraburgimit në Janinë.Pas keqtrajtimit dhe dhunës së ushtruar mbi ta, policia i ka kthyer në drejtim të Shqipërisë në pikën kufitare të Kakavijës. Eqerem Malaj, i cili ka denoncuar dhunën ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës, i lënduar nga shkopinjtë e policisë greke.Edhe pse 60-vjeç, policia nuk ka nguruar të përdorë forcën ndaj tyre. Të lënduar janë edhe emigrantët e tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›