Çështja "Hoxha", dëshmojnë dy zyrtarë

Dy zyrtarë të tjerë kanë dëshmuar në seancën gjyqësore në ngarkim të zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia Remzi Hoxha. Gjate dëshmisë së tij, inspektori i SHIK-ut, Anibal Basha, deklaroi se dyshonte që njëri prej personave të rrëmbyer bashkë me Remzi Hoxhën, kishte dyshime se mund të ishte agjent serb."Kam qenë i pranishëm gjate kohës që Loshaj jepte deklarime në zyrën e Ilir Kumbaros. Deklarimet me shkrim të tij ia kam dorëzuar vetë Kumbaros"-tha Basha. Gjithashtu, ka dëshmuar edhe ish-kreu i SHIK-ut në Sarandë dhe Tropojë, Alfred Duka, i cili tha Avni Loshajn e kishte takuar ne vitin 1995 dhe ai i ishte prezantuar si gazetar austriak.