Ibrahimi: Sezoni turistik, papunesia zbriti ne 13 per qind Luljeta Ndoka
Sezoni turistik ka dhene nje efekt pozitiv edhe ne uljen e nivelit te papunesise ne vend, sidomos ne zonat ku zhvillohet kjo lloj industrie. Sipas drejtorit te Sherbimit Kombetar te Punesimit, Ilir Ibrahimi, turizmi ka reflektuar kete sezon, ne rritjen e punesimit dhe uljen e papunesise ne nivel kombetar, duke zbritur ne masen 13 per qind. Keshtu, sipas Ibrahimit, nga te dhenat me te fundit, ende pa u mbyllur sezoni turistik, rezulton qe niveli i papunesise ka zbritur ne eshte ulur me rreth 0,2 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ndikim me te madh ne uljen e nivelit te papunesise ne kete periudhe, sipas drejtorit Ibrahimi, ka pasur rritja e punesimit ne sektorin e turizmit, ku nga te dhenat e Institutit te Statistikave, rezulton se jane regjistruar dhe ushtrojne aktivitetin ne kete fushe 17 113 subjekte. Po ashtu, gjate shtate muajve te pare te ketij viti, rritje ka shenuar edhe punesimi ne sektoret e teknologjise se informacionit, industrise perpunuese dhe te sherbimeve. “Ne periudhen janar-korrik 2012, ne te 36 zyrat e punesimit ne te gjithe vendin, jane shpallur 10 mije vende te lira pune. Nga keto, 43,8 per qind i perket sektorit te industrise perpunuese, 12 per qind sektorit te informimit dhe komunikimit, rreth 10,8 per qind, fushes se ndertimit, si dhe 7,7 per qind, sherbimeve te ndryshme”, shprehet Ilir Ibrahimi, drejtor i Sherbimit Kombetar te Punesimit. Po sipas tij, Zyrat e punes nepermjet sherbimit ndermjetesues mes kerkeses dhe ofertes ne tregun e punes kane arritur te plotesojne 70 per qind te vende te lira, me kerkesa nga punekerkues te regjistruar prane ketyre zyrave. Sipas Drejtorit te Pergjithshem te SHKP, per periudhen e mbetur te vitit sherbimet publike te punesimit do te jene te fokusuar tek realizmi me sukses i programeve te nxitjes se punesimit si dhe tek bashkepunimi me i ngushte me biznesin me qellim plotesimi i vendeve te lira te punes me punekerkues te kualifikuara, veçanerisht ne profesionet qe jane me te kerkuara sot ne treg. Sipas raportit me te fundit te Institutit te Statistikave, numri mesatar i te punesuarve ne sektorin privat bujqesor per tremujorin e dyte te ketij viti, eshte 506,664. Nderkaq, behet me dije se numri mesatar i te punesuarve ne sektorin privat jo bujqesor eshte rritur me 1.6 per qind, krahasuar me tremujorin e dyte te vitit te kaluar. Nderkohe, po sipas Institutit te Statistikave, numri mesatar i te papuneve te regjistruar gjate tremujorit te dyte 2012 eshte 143,128 ndersa numri mesatar i te papuneve qe perfitojne pagese papunesie eshte 10,513. Niveli mesatar i ndihmes se pjesshme ekonomike eshte 3,390 leke ndersa niveli i ndihmes ekonomike te plote eshte 4,195 leke.