E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç-Milan, deri më 2016

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç mund të nënshkruajë kontratë të re me klubin, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Ylli suedez, i cili iu bashkua Rossonerëve më 2010 nga Barcelona, ka marrëveshje me gjigantin milanez deri në qershor 2015.

Por, raportohet se menaxheri i tij Mino Raiola është takuar me drejtuesit e Milanit, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida për të diskutuar rreth kontratës së re njëvjeçare deri më 2016 me kushte të përmirësuara financiare. Ibrahimoviç aktualisht në Milan ka pagë prej 9 milionë eurosh në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›