E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç, kërkon më tepër topin

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 20:20

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç beson se mund të shënon më tepër gola nëse i jepet më tepër topi.

Ylli suedez u rikuperua nga lëndimi në nyjën e këmbës dhe shënoi në fitoren 2-0 ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve në mesjavë. Ky ishte goli i tij i tretë nga po aq ndeshje këtë sezon, por Ibrahimoviç beson se mund të luan edhe më mirë.

“Kam më tepër mundësi të bëjë atë që di dhe të jem më i rrezikshëm nëse e marr topin më shpesh” tha Ibrahimoviç për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›