E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos i krahasoni Messin dhe Ronaldon

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 21:20

Drejtori teknik i Interit Luis Figo ka thënë se nuk duhet krahasuar yllin e Barcelonës Lionel Messi me atë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Figo luajti për të dy gjigantët spanjoll gjatë karrierës së tij si futbollist. “Nuk është në rregull ti krahasoni ata (Ronaldon dhe Messin). Më pëlqen ti shikoj ata kur luajnë, por pse duhet pyetur cili është më i miri?” tha Figo për FCInternews.it.

“Është sikur kur jeni duke ngrënë diçka, pse duhet zgjedhur një ushqim nëse mund të shijoni dy?. Ronaldo dhe Messi janë futbollistë të ndryshëm, ata kanë personalitete të ndryshme” u shpreh Figo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›