E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali më efikas se Barcelona

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 22:00

Jose Mourinho ka arsye të jetë krenar me Real Madridin e tij, meqë për diçka është më i mirë se Barcelona. Gjiganti madrilen pas ardhjes së Mourinhos në drejtim të ekipit në verën e vitit të kaluar ende nuk ka arritur të ndalë dominimin e Barcelonës në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Por, ka shenja pozitive. Brenda një viti, Reali është bërë skuadër më efikase se Barcelona. E përditshmja sportive spanjolle, Marca ka publikuar statistika interesante të shtunën që tregojnë se nën drejtimin e Mourinhos, Reali ka përqindje prej 2.74 golave në ndeshje ndërsa skuadra e Pep Guardiolës ka realizuar 2.68 gola për ndeshje.

Statistika bëhet edhe më e rëndësishme kur kihet parasysh se Reali i Mourinhos është më efikasi në histori të klubit. Skuadra e sezonit 2010/11 ka tejkaluar edhe gjeneratën më të suksesshme të klubit nga periudha 1954-1957, të udhëhequr nga Di Stefano që kishte fituar dy tituj të ligës, dy Kupa të Evropës (sot Liga e Kampionëve) dhe dy kupa të Spanjës. Kënaqësi e vogël, por e mirë për Mourinhon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›