Kosova dhe Shqiperia, Golf ne Spala te Polonise
Shqiperia dhe Kosova bashkohen ne nje turne golfi, qe po zhvillohet keto dite ne Spala te Polonise. Ne kete turne ku marrin pjese rreth 14 vende, pjesa me e madhe e te cilave jane nga ballkani, eshte ftuar edhe nje delegacion me sportiste nga Kosova. Delegacioni Olimpik Shqiptar ka mberritur ne Spala te Polonise, ku merr pjese ne nje turne golfi. Aktiviteti i te rinjve, i cili financohet nga Fondi Boteror i Sporteve ne edicionin e katert, do te vazhdoje ne kete qytet deri me date 25 korrik. Ne total jane rreth 150 sportiste, djem dhe vajza. Ministria e Sporteve ne Poloni dhe nje projekt i Kombeve te Bashkuara, ka mundesuar organizimin e ketij projekti, qe te zhvilloje sportin ne vende ku nuk ka nje shtrirje dhe njihej te gjere. Mes ketyre vendeve bene pjese edhe Shqiperia, ku golfi praktikohet shume rralle. Ne Spala te Polonise pervec ekipit tone, mes ekipeve pjesemarrese jane edhe 13 vende te tjera, pjesa me e madhe e te cilave nga Ballkani, si Bullgaria, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Bjellorusia, Ukraina, Polonia dhe Katari.