E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona gati 50 mln paund për Fabregas?

Sandro Rosell, favoriti për të zëvendësuar Joan Laportan në postin e presidentit blaugran, është në përgatitje të një oferte prej 50 milionë paund (56 milion euro) për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Rosell do të përdor transferimin e mundshëm të Fabregas si promovim për të siguruar postin e presidentit në zgjedhjet që mbahen në qershor.
Fabregas ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2014. Këtë sezon, spanjolli ka bërë 35 paraqitje për Topçinjtë duke realizuar 19 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›