E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi në Prokurori

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 15:00

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, ka dëshmuar në Prokurorinë e Përgjithshme rreth demonstratës së 21 janarit.

Thirrja në prokurori e Gjinushit vjen pas padisë që policia bëri në Prokurori, ku kreu i PSD akuzohet se bëri thirrje për dhunë. Sipas policisë, Gjinushi ishte një ndër shkaktarët për prishje të rendit kushtetues.

Personalisht Gjinushi në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria tha se thirrja në Prokurori ishte për të dhënë dëshmi si person që ishte në dijeni për ngjarjet e 21 Janarit.

Më tej Gjinushi akuzoi kreun e policisë se po fsheh të vërtetën për ngjarjet që ndodhën ditën e demonstratës.

“Kreu i Policisë po fsheh të vërtetën, puçi i shtetit nuk ekziston. Të gjithë e panë kush i vrau 4 persona. Garda qëlloi, u vërtetua edhe nga ekspertiza balistike”, theksoi Gjinushi.

Gjinushi është akuzuar nga kryeministri Sali Berisha si një nga organizatorët e grushtit të shtetit më 21 janar.

Për llogari të hetimit mbi këto ngjarje, janë thirrur në Prokurori edhe përfaqësues të opozitës, disa nga të cilët, deri tani kanë dhënë deponimet e tyre mbi çështjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›