E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç nuk largohet

Mbrojtësi i Barcelonës, Maxwell ka insistuar se bashkëlojtari i tij Zlatan Ibrahimoviç dëshiron të mbetet në klub. Qifti iu bashkua gjigantit katalan gjatë verës së kaluar nga Inter dhe kanë menaxher të njëjtë, Mino Raiolan.

“E shoh Ibran brenda klubit, ai ka pushuar mirë dhe është entuziast për sezonin e ri. Viti i kaluar ishte i vështirë për të, por ai ka kualitete të mëdha dhe mund të jep shumë për ekipin. Njerëzit duket se e harrojnë këtë”, tha Maxwell gjatë një konference për shtyp

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›