E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikael Balak trash zërin: Kapiteni i Kombëtares jam unë

Gjermania

Në Afrikën e Jugut, Mikael Balak u paraqit në rolin e spektatorit të thjeshtë, ndërsa në fushë skuadra e Joakim Lëv tregoi se nuk e ndjente mungesën e mesfushorit veteran. Përkundrazi, Gjermania e re në moshë dhe multietnike, me elementë si Myler dhe ëzil, ka funksionuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Por, Balak duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendi i tij në përfaqësuese dhe aq më tepër nga shiriti i kapitenit, që gjatë Botërorit 2010 u mbajt nga Lahm (ky i fundit shprehu qartë se dëshiron të vazhdojë në detyrën e liderit të skuadrës). “Kapiteni i Gjermanisë jam unë: një lojtar nuk mund të kërkojë në çfarë pozicioni të fushës dëshiron të luajë dhe e njëjta gjë vlen edhe për shiritin e kapitenit”, deklaroi 33-vjeçari gjatë prezantimit te Bajer Leverkusen. “Në Kombëtare ka disa hierarki që duhen respektuar. Situata është e qartë: isha i dëmtuar, por mbetem kapiteni”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›