E Diel, 1 Nëntor 2026

Bel Boske: Lojtari më i mirë? Një spanjoll ose Lionel Mesi

Afrika e Jugut

Eliminimi i Argjentinës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2010, bëri që Lionel Mesi të konsiderohej si një prej zhgënjimeve më të mëdha të aktivitetit. Ylli i përfaqësueses amerikanojugore u largua nga Afrika e Jugut pa shënuar asnjë gol, ndërsa u tregua i pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e sfidës me Gjermaninë. Kritikat për sulmuesin e Barcelonës nuk munguan, megjithatë ka edhe nga ata që i kanë dalë në mbrojtje. I tillë është trajneri i Spanjës, kampiones së re të botës, i cili e ka përfshirë mes futbollistëve më të mirë të evenimentit. Drejtuesi i stolit të “Furisë së Kuqe” është shprehur kundër përzgjedhjes së Diego Forlan, si fitues i “Topit të Artë” të botërorit. “Forlan bëri një paraqitje të madhe, por do të më pëlqente që këtë çmim ta fitonte një lojtar i Spanjës, ose Leo Mesi. Në çdo ndeshje ai ka krijuar 20 raste për shënim, është i jashtëzakonshëm”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›