E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Reali nuk ka më vend për Kakanë

Përforcimet

E ardhmja e Rikardo Kaka është gjithnjë e më larg Madridit. Vetë menaxheri i lojtarit, babai Bosko Leite, ka bërë llogarinë se diçka te Reali i ri i Murinjos nuk shkon dhe ka shkuar të kërkojë shpjegime nga drejtuesit e klubit. Ardhja e Di Marias, e Pedro Leonit, skema e trajnerit portugez dhe dashuria e shprehur tashmë e Perezit për Mylerin, ia mbyllin portën brazilianit, i cili as nuk e ka ndërmend të kalojë një sezon në pankinë. Po ashtu, një tjetër pengesë për të ardhmen e Kakasë është edhe blerja e mundshme e Ashli Kol.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›