Kapelo do një Angli italiane:
Stafi
Fabio Kapelo do të “italianizojë” akoma dhe më shumë Anglinë: sipas “Daily Star”, trajneri do i kërkojë federatës angleze të punësojë Mauro Tasotin e Valter Zengën, në vend të Stjuart Pirs (numrit 2 aktual) dhe Rei Klemense, i cili punon me Franko Tankredin si përgatitës i portierëve. Kapelo, shkruan tabloidi, nuk është i kënaqur nga kontributi i Pirs e Klemense në botërorin e mbyllur në mënyrën më katastrofë të mundshme për “Tre Luanët”, pas asaj humbjeje të thellë ndaj Gjermanisë në 1/8. Gjithsesi, për momentin kjo ende nuk është konfirmuar nga vetë trajneri italian.
#