Ibrahimoviç përjashton Man Cityn

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 21:34
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka mohuar spekulimet se mund të transferohet në Manchester City në fund të sezonit.
Ylli suedez është përmendur si njëri prej objektivave të klubit nga Eastlands për afatin kalimtar të verës. Mirëpo, Ibrahimoviç ka insistuar se nuk dëshiron të ndërrojë mjedis.
“Unë në Manchester City? Nuk them asgjë. Kam edhe tri vjet për të luajtur në Milan e pastaj e shoh fundin e karrierës time. Nuk kam fuqi për ndryshim dhe të lëviz edhe njëherë tjetër”, tha Ibrahimoviç për Gazzetta dello Sport.