Ibrahimovic, përjetë në Milan

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 22:05
Zlatan Ibrahimovic e ka shprehur lidhjen e ngushtë që e ka me Milanin, me të cilin e fitoi titullin e kampionit dhe së fundmi Superkupën e Italisë.
Sulmuesi suedez e ka gjetur si duket qetësinë në klubin Rossoner.
“Ndihem i fortë në këtë moment. Jam i lumtur sepse në Milan më kuptojnë dhe më dëgjojnë. Do të mbetem në Milan përjetë, së paku deri në vitin 2014. Nuk do të kërkoj kurrë të largohem. Nëse Milani vendos të më shesë, vetëm atëherë mund të ndryshojnë gjërat. Këtu është si një familje”, theksoi futbollisti me prejardhje boshnjake për të përditshmen Aftenbladet.